Synim Fazliu nga Presheva ndalohet me gati 300 mijë euro të fshehura

Një person është ndaluar dje në pikën kufitare në Han të Elezit me 295,270 euro para të padeklaruara.

 

Sipas burimeve të Indeksonline, personi i ndaluar është Synim Fazliu nga Presheva. Ai u ndalua gjatë kontrolleve rutinore në pikëkalimin kufitar, pasi kishte deklaruar se nuk posedonte asgjë për t’u deklaruar.

Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit, zyrtarët doganorë zbuluan dhe sekuestruan shumën prej 295,270 eurosh, e cila ishte fshehur brenda veturës.

Paratë janë konfiskuar në përputhje me procedurat ligjore, ndërsa rasti është referuar për hetime të mëtejshme.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT