Shqiptarët prej vitesh janë integruar me sukses në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ndërtuar jetë dhe biznese të qëndrueshme. Një ndër ta është edhe Mergim Lala nga Ferizaj, i cili prej më shumë se 40 vitesh jeton dhe vepron në Houston të Texasit.
Lala drejton me sukses picerinë familjare “Brother’s Pizza”, e cila njihet dhe vlerësohet lart nga komuniteti lokal amerikan, përfshirë edhe forcat policore të zonës. Sipas raportimit të Telegrafit, shefi i policisë së qarkut Harris, Mark Herman, ka falënderuar publikisht pronarin shqiptar për gjestin e tij ndaj policëve të Stacionit të Patrullës Holzwarth.
“Sot, Mike nga Brothers Pizza vizitoi Stacionin e Patrullës Holzwarth të Konstablit Mark Herman, duke sjellë pica të shijshme për zëvendësit tanë. Gjatë vizitës, ai i falënderoi personalisht për punën e jashtëzakonshme që ata kryejnë çdo ditë në shërbim të komunitetit. Ky gjest mirënjohjeje dhe mbështetjeje vlerësohet thellësisht nga i gjithë stafi”, ka shkruar Herman në rrjetet sociale.
Sikurse përmend Telegrafi, piceria “Brother’s Pizza” shpeshherë mbështet edhe shërbimet e tjera komunitare, si zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencave.


