Investitorët afatgjatë vazhdojnë të akumulojnë Bitcoin pavarësisht humbjeve në treg

Pavarësisht rënies së likuiditetit dhe humbjeve të konsiderueshme në tregun e kriptomonedhave, investitorët afatgjatë po vazhdojnë të rrisin ekspozimin e tyre ndaj Bitcoin. Të dhënat më të fundit tregojnë se portofolë të mëdhenj, të njohur si portofolë akumulues, po blejnë vazhdimisht BTC edhe në kushte tregu të pafavorshme.

 

Sipas platformës analitike CryptoQuant, këta mbajtës të mëdhenj kanë blerë rreth 75 mijë Bitcoin në periudhën nga 1 deri më 10 dhjetor, ndërsa në një ditë të vetme janë regjistruar blerje deri në 40 mijë BTC. Karakteristikë kryesore e këtyre portofolëve është mungesa e historikut të shitjeve, si dhe fakti se ata nuk janë të lidhur me bursat e kriptomonedhave, aktivitetin e minierave apo kontratat inteligjente.

Ndërkohë, të dhënat e Glassnode tregojnë se tregu i kriptomonedhave në tërësi ndodhet në territor negativ, me humbje të akumuluara që arrijnë rreth 350 miliardë dollarë. Vetëm mbajtësit afatshkurtër të Bitcoin kanë regjistruar humbje në vlerë prej 85 miliardë dollarësh.

Analistët po ndjekin me vëmendje zhvillimet makroekonomike, veçanërisht politikat monetare të bankave qendrore. Ulja e normave të interesit dhe injektimi i rreth 40 miliardë dollarëve në bonot e thesarit nga banka qendrore amerikane shihet si një faktor potencial që mund të nxisë interesin për asetet dixhitale.

Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se në afatin e shkurtër tregu mund të karakterizohet më shumë nga presioni i blerjes sesa nga ai i shitjes, falë kushteve më të favorshme të likuiditetit.

Aktualisht, Bitcoin po tregtohet me rreth 92,265 dollarë, sipas të dhënave të publikuara nga CoinGecko.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT