Oferta e paprecedentë: Princi arab ofron 10 miliardë dollar për Barcelonën

Një ofertë e paprecedentë ka shokuar botën e futbollit: Princi arab, Mohamed bin Salman, thuhet se është i gatshëm të shpenzojë 10 miliardë dollarë për të blerë klubin katalanas, Barcelonën.

 

Sipas mediave, kjo shumë do t’i siguronte princit kontrollin e plotë të klubit dhe do të ndihmonte Barcelonën të lehtësonte borxhet e saj të mëdha. Ky lëvizje është parë si një hap i madh i arabëve për të forcuar lidhjet e tyre me futbollin evropian.

Megjithatë, për momentin, një blerje e tillë nuk është e mundur ligjërisht. Barcelona ka një strukturë të veçantë pronësie shoqërore që e pengon një blerje të drejtpërdrejtë nga individë të jashtëm. Pavarësisht kësaj, investime të mëdha mund të bëhen, dhe lajmet për oferta të tilla shkaktojnë gjithmonë debate në klub për shkak të situatës financiare.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT