Infantino uron Shqipërinë: Vetëm dy fitore larg Botërorit 2026

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, përmes një video-mesazhi vlerësoi progresin e futbollit shqiptar gjatë mbrëmjes Gala “Topi i Artë 2025”.

 

Ai përgëzoi Kombëtaren për kualifikimin historik në fazën play-off të Kupës së Botës FIFA 2026 dhe organizimin e suksesshëm të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

Infantino vlerësoi gjithashtu investimet e FSHF-së në infrastrukturë dhe rritjen e numrit të futbollistëve, duke uruar presidentin Armand Duka, stafin dhe fituesit e mbrëmjes për kontributin e tyre në zhvillimin e futbollit shqiptar.

“Të dashur miq të futbollit, pas paraqitjes mbresëlënëse në EURO 2024, ekipi juaj kombëtar i meshkujve u rendit i dyti në grupin sfidues të Kupës së Botës dhe me meritë siguroi vend në play-off. Jeni vetëm dy fitore larg Botërorit!” tha Infantino.

Ai gjithashtu theksoi suksesin e organizimit të Kampionatit Europian U-17, të ndjekur nga mbi 10,000 spektatorë në finalen e “Arenës Kombëtare” dhe përurimin e “Shtëpisë së Futbollit” në Tiranë, një projekt i realizuar në partneritet me FIFA-n.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT