Spiropali nis vizitën në Shkup: Darkë pune me zv.kryeministrin Fetai para takimeve zyrtare

SHKUP, 21 dhjetor 2025 – Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Maqedoninë e Veriut me një darkë pune me përfaqësues të lartë të qeverisë. Ajo u prit nga zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, i shoqëruar nga ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani dhe zv.ministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha.

 

Axhenda e ngjeshur e takimeve Gjatë qëndrimit të saj, Spiropali pritet të zhvillojë një maratonë takimesh me krerët më të lartë të shtetit dhe faktorin politik shqiptar. Në agjendë janë paraparë takime me:

  • Presidenten Gordana Siljanovska-Davkova;

  • Kryeministrin Hristijan Mickoski;

  • Kryeparlamentarin Afrim Gashi;

  • Krerët e koalicionit VLEN: Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Bekim Sali.

Mesazhet kryesore: Integrimi dhe Marrëveshja e Ohrit Fokus i bisedimeve do të jetë mbështetja e Shqipërisë për rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Ministrja Spiropali pritet të rikonfirmojë se zgjerimi i BE-së është jetik për stabilitetin e Evropës Juglindore.

Gjithashtu, një pikë me rëndësi të veçantë do të jetë vlerësimi i Marrëveshjes së Ohrit si shtyllë e harmonisë ndëretnike dhe roli i shqiptarëve si faktor stabiliteti në rajon.

Vizitat kulturore dhe akademike Përveç takimeve politike, Spiropali do të vizitojë Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) dhe do ta përmbyllë vizitën e saj me një bashkëbisedim me studentë dhe profesorë në Universitetin e Tetovës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT