Pavarësisht rregullave të ashpra që Gjermania vendosi këtë verë, shifrat tregojnë një rritje të kërkesave për bashkim familjar. Shqiptarët renditen ndër pesë kombësitë e para që po “zbrazin” rajonin drejt shtetit gjerman.
BERLIN, 21 DHJETOR 2025 – Qeveria federale gjermane ka lëshuar mbi 100 mijë viza për ribashkim familjar deri në fund të nëntorit të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Jashtme, të publikuara nga gazeta “Die Welt“, shqiptarët luajnë një rol kyç në këtë bilanc.
Shifrat: Kosova dhe Shqipëria nuk ndalen
Në listën e pesë kombësive me më shumë aplikime të miratuara, shqiptarët mbajnë një peshë të rëndësishme:
-
Turqit: 14,907 viza
-
Sirianët: 13,148 viza
-
Indianët: 9,286 viza
-
Kosovarët: 7,143 viza
-
Shqiptarët: 4,426 viza
Gati 12 mijë shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria kanë arritur të sigurojnë vizën për t’iu bashkuar familjarëve të tyre vetëm gjatë këtij viti.
Kush po përfiton më shumë?
Shumica e vizave janë lëshuar për bashkëshortët (rreth 44 mijë raste), ndërsa një e treta e aplikimeve (mbi 37 mijë) ishin për fëmijët e mitur që i bashkohen prindërve të tyre në Gjermani.
Rregullat e reja: Çfarë ndryshoi në 2025?
Ndryshimet e marsit 2024 kanë krijuar lehtësi për punëtorët e kualifikuar. Nëse një punëtor siguron të ardhura të mjaftueshme, ai tani mund të sjellë në Gjermani jo vetëm gruan dhe fëmijët, por edhe prindërit dhe vjehrrit.
Megjithatë, për personat me status mbrojtjeje (refugjatët), qeveria ka pezulluar bashkimin familjar për 2 vjet, një masë që ka prekur kryesisht shtetasit sirianë, por jo punëtorët shqiptarë që shkojnë me kontrata rregullta pune.


