KRRE vendos: Ulen çmimet e naftës në Maqedoninë e Veriut – Ja çmimet e reja

SHKUP, 22 Dhjetor 2025 – Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) ka njoftuar një ulje të re të çmimeve të derivateve të naftës, e cila do të hyjë në fuqi nga mesnata. Mesatarisht, çmimet ulen për 1,18% krahasuar me vendimin paraprak.

 

Ndryshimet kryesore

Sipas vendimit të fundit, benzina do të jetë më e lirë për 1 denar, ndërsa uljen më të madhe e ka pësuar vaji ekstra i lehtë për amvisëri. Çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar.

Çmimet që do të vlejë nga data 23.12.2025:

Derivati Çmimi i Ri (Den/Litër) Ndryshimi
EUROSUPER BS – 95 70.00 📉 -1.00 den
EUROSUPER BS – 98 72.00 📉 -1.00 den
EURODIZEL BS (D-E V) 64.50 ➖ 0.00 den
Vaj Ekstra i Lehtë (EL-1) 63.50 📉 -2.00 den
Mazut М-1 SU 32.607 (den/kg) 📉 -0.028 den

Arsyetimi i KRRE-së

Ky vendim vjen si pasojë e lëvizjeve të çmimeve të derivateve të naftës në tregjet botërore dhe ndryshimit të kursit të denarit karshi dollarit. Çmimet e reja do të fillojnë të aplikohen nga ora 00:01 e datës 23 dhjetor.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT