Afrim Gashi vizitoi xhaminë në fshatin Jakrenovë të Krushevës
![](https://i0.wp.com/kohanews.com/wp-content/uploads/2025/02/gashi1-750x430-1.jpg?resize=750%2C430&ssl=1)
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se sot së bashku me zv/ministri e Punëve të Brendshme, Astrit Iseni dhe Muftiun e Muftinisë së Prilepit, H. Shefket ef. Imeri, kanë vizituar xhaminë në fshatin Jakrenovë të Krushevës.
“Sot, bashkë me zv. Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Astrit Iseni dhe Muftiun e Muftinisë së Prilepit, H. Shefket ef. Imeri, kisha kënaqësinë të vizitoj xhaminë në fshatin Jakrenovë të Krushevës. E përgëzova sipërmarrësin Naser Alimi për kontributin e tij të çmuar në ndërtimin e kësaj xhamie e cila shërben si një burim reflektimi dhe udhëzimi për të gjithë banorët që kërkojnë paqen dhe dritën e fesë”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.