Fund “errësirës” në Dibër? Kryetari Fisnik Mela takon drejtuesit e HEC-eve për krizën e energjisë

DIBËR – Furnizimi me energji elektrike, një problem që mundon qytetarët e Dibrës prej më shumë se një dekade, ka qenë në qendër të një takimi të rëndësishëm pune të zhvilluar sot nga kryetari i komunës, Fisnik Mela.

 

Bashkëpunim me HEC Drini i Zi dhe HEC Shpilje

Kreu i Komunës së Dibrës u prit në një takim nga drejtori i HEC Drini i Zi, Goce Bozhinovski. Ky takim vjen si pasojë e nevojës urgjente për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për rajonin, i cili shpesh përballet me paqëndrueshmëri të rrjetit elektrik.

Zgjidhje pas 10 vitesh pritje?

Fokusi kryesor i bisedimeve ishte hartimi i një plani me hapa konkretë për të tejkaluar sfidën dhjetëvjeçare të furnizimit. Sipas zyrës së kryetarit, qëllimi është që përmes koordinimit me HEC-et lokale (Drini i Zi dhe Shpilje), të sigurohet një furnizim i qëndrueshëm dhe i sigurt për çdo familje dhe biznes në Dibër.

“Po punojmë për zgjidhje konkrete që do ta tejkalojnë sa më shpejt këtë sfidë afatgjate, me qëllim që qytetarët të kenë sigurinë e plotë energjetike që meritojnë,” u theksua gjatë takimit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT