Kasami mirëpret Jorida Tabakun: Bashkëpunimi institucional, çelësi për rrugën drejt BE-së.

TETOVË – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur sot në një takim zyrtar deputeten e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Jorida Tabaku. Takimi u fokusua në forcimin e raporteve mes dy vendeve dhe bashkërendimin e agjendave integruese.

 

Gjatë bisedës, Kasami dhe Tabaku diskutuan gjerësisht për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar atë si “rrugën e përbashkët” të të gjithë shqiptarëve në rajon. Kryetari Kasami njoftoi mysafiren nga Shqipëria mbi progresin që po bën qyteti i Tetovës në sferat kryesore si ekonomia, arsimi dhe kultura.

“I nderuar që në komunë mirëprita deputeten Jorida Tabakun. Shkëmbimi i përvojave dhe komunikimi institucional mbetet fokusi ynë kryesor,” u shpreh Kasami pas takimit.

Deputetja Tabaku, e cila ka një përvojë të gjatë në çështjet e integrimit evropian në Tiranë, vlerësoi angazhimin e komunës për zhvillim dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në dobi të qytetarëve.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT