Zyrtare: Drita ndan rrugët me mesfushorin Derrick Bonsu

Klubi i Futbollit Drita ka njoftuar sot përmes faqeve zyrtare mbylljen e bashkëpunimit me mesfushorin Derrick Bonsu. Pas një periudhe njëvjeçare në radhët e “Intelektualëve”, palët kanë vendosur që t’i ndajnë rrugët në mënyrë miqësore.

 

Bonsu, i cili iu bashkua projektit të Dritës me synime të mëdha, mbyll kështu aventurën e tij në Superligën e Kosovës. Gjatë kohës së tij te klubi gjilanas, mesfushori ka qenë pjesë e planeve të ekipit, por mesa duket strategjia e klubit për vitin 2026 ka sjellë këtë vendim të ri.

“Pas një periudhe njëvjeçare bashkëpunimi, kemi vendosur të ndajmë rrugët në mënyrë miqësore me mesfushorin tonë Derrick Bonsu. Klubi ynë i uron Derrick shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij,” thuhet në njoftimin zyrtar të FC Dritës.

Largimi i Bonsu hap rrugën për lëvizje të reja në merkaton e dimrit për klubin bardhekaltër, i cili mbetet gjithmonë pretendet për majat e futbollit kosovar.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT