Dy lajme të mira nga Qeveria VLEN: Avansime për shqiptarët dhe kartela identifikimi edhe në gjuhën shqipe

Zëvendëskryetari i Qeverisë së RMV-së, Hasim Murtezani, ka bërë të ditur dy vendime të rëndësishme që lidhen drejtpërdrejt me përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Avancimet në Sekretariatin e Përgjithshëm

Murtezani njoftoi se pas 22 viteve qeverisje të BDI-së pa avancime të theksuara, për herë të parë janë bërë hapa konkretë në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë. Vetëm gjatë vitit 2025 janë avancuar 12 shqiptarë në vendet e tyre të punës, ndërsa në fillim të vitit 2026, pas zgjedhjeve lokale, pritet të realizohen edhe 10 avancime të tjera.

Kjo nënkupton se brenda vetëm 18 muajve qeverisje të VLEN, nga 42 shqiptarë të punësuar në këtë institucion, gjithsej 22 do të avancohen – mbi 50% e numrit të përgjithshëm të punonjësve shqiptarë.

Zbatimi i gjuhës shqipe në kartelat e identifikimit

Lajmi i dytë i mirë, sipas Murtezanit, lidhet me implementimin e plotë të gjuhës shqipe në institucionet qeveritare. Për herë të parë, kartelat e identifikimit dhe të evidentimit të të punësuarve në Qeveri, të cilat deri më tani ishin vetëm në maqedonisht, tashmë janë të shtypura edhe në gjuhën shqipe.

Deklarata e Murtezanit

“Ne kemi vendosur të qeverisim me përkushtim dhe punë. Shqiptarët tashmë kanë përfaqësim të drejtë dhe dinjitoz. Shpifjet dhe fjalët e kota i’a kemi lënë opozitës”, theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë, Hasim Murtezani.

Ai shtoi se këto hapa janë dëshmi e një qeverisjeje që ka prioritet të drejtat e shqiptarëve dhe barazinë gjuhësore brenda institucioneve shtetërore.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com