Ronaldo sërish i pari në listën e sportistëve më të paguar

Cristiano Ronaldo, sulmuesi i klubit saudit Al-Nassr dhe i kombëtares portugeze, është renditur në krye të listës së sportistëve më të paguar për vitin 2024, sipas “Sportico”.
Ronaldo ka fituar 260 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar. Basketbollisti Steph Curry u rendit në vendin e dytë me 153.8 milionë dollarë, ndërsa në vendin e tretë është boksieri Tyson Fury me 147 milionë dollarë.
Në top 10 janë pesë futbollistë, dy basketbollistë, dy boksierë dhe një lojtar golfi.
Lista e sportistëve më të paguar në vitin 2024 sipas “Sportico”:
- Cristiano Ronaldo (futboll) – 260 milionë dollarë
- Steph Curry (basketboll) – 153.8 milionë dollarë
- Tyson Fury (boks) – 147 milionë dollarë
- Lionel Messi (futboll) – 135 milionë dollarë
- LeBron James (basketboll) – 133.2 milionë dollarë
- Neymar (futboll) – 133 milionë dollarë
- Oleksandr Usyk (boks) – 122 milionë dollarë
- Karim Benzema (futboll) – 116 milionë dollarë
- Kylian Mbappé (futboll) – 110 milionë dollarë
- Jon Rahm (golf) – 105.8 milionë dollarë
40-vjeçari Ronaldo këtë sezon ka luajtur 26 ndeshje për Al-Nassr në të gjitha garat, duke shënuar 24 gola dhe duke dhënë katër asistime.