Këshilli Komunal i Tetovës miraton transport publik falas për qytetarët e rregullt me obligimet

Tetovë – Këshilli Komunal i Tetovës ka miratuar sot një vendim me rëndësi të veçantë për qytetarët, sipas të cilit transporti publik do të jetë falas për të gjithë ata që kanë shlyer obligimet financiare ndaj Komunës.

 

Nga ky vendim përfitojnë gjithashtu nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, si dhe shoqatat dhe institucionet që do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi me Komunën e Tetovës.

Sipas autoriteteve komunale, masa synon të shpërblejë përgjegjësinë qytetare, të lehtësojë lëvizjen urbane dhe të kontribuojë në ndërtimin e një qyteti më funksional dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët.

Vendimi pritet të hyjë në fuqi pas përfundimit të procedurave administrative dhe informimit zyrtar të publikut për mënyrën e zbatimit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT