9 MILIONË DENARË PËR UJËSJELLËSIN DHE KANALIZIMIN E RI NË SEROVË

Sot, bashkë me kryetarin e Komunës së Çairit Visar Ganiu filluam implementimin e një sërë projektesh insfrastrukturore për komunën e Çairit, konkretisht 50 projekte, që do të realizohen me mbështetje të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në vlerë të përgjithshme prej 2.8 milionë euro.
Filluam me një projekt shumë esencial për banëorët e Rrugës Nexhat Agolli, rekonstrukcionin e tërësishëm rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal, me vlerë të përgjithshme prej mbi 9 milion denarë, që ishte edhe premtim i yni para zgjedhjeve.
Ky projekt do të kyç mbi 50 amvisëri në rrjetit e ri të ujësjellësit si dhe të kanalizimit fekal, dhe pas përfundimit të tij, pas dy muajve, banorët do të kenë edhe rrugën tërësisht të asfaltuar.
Si Ministri e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe si qeveri po investojmë në të gjitha komunat për një qëllim të vetëm, përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, që na dhanë votën dhe mbështetjen për të punuar për ta.
Çairit për vitin 2025 i takon mbështetje qeveritare prej 9 milionë euro tjera.
Na presin edhe shumë projekte tjera, në Çair dhe komunat tjera, ekipeve u uroj punë të suksesshme ndërsa banorëve durim deri sa të përfundon ky projekt afatgjatë.