Sindikata e Kulturës: Vazhdon “tradita” e vonesës së pagave – Ministria po shkel ligjin dhe dinjitetin tonë

SHKUP – Sindikata e Kulturës e Republikës së Maqedonisë (SKRM) ka lëshuar një reagim të ashpër ndaj Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, duke denoncuar vonesat e vazhdueshme të pagave dhe mosrespektimin e kontratave kolektive. Sipas sindikatës, kjo praktikë po shkatërron dinjitetin e punonjësve që mbajnë gjallë jetën kulturore në vend.

 

Shkelja e afateve ligjore dhe kontraktuale

Sindikata bën me dije se, edhe pse Kontrata Kolektive e përcakton qartë që pagat duhet të paguhen deri në datën 10 të muajit, ky detyrim po shpërfillet sistematikisht.

  • Shkelja e parë: Mosrespektimi i afatit të kontratës kolektive (data 10).

  • Shkelja e dytë: Mosrespektimi i afatit ligjor për pagesën e rrogave që është data 15 e muajit.

“Të parët për promovoim, të fundit për pagesa”

Në reagimin e tyre, punonjësit e kulturës hedhin akuza të rënda drejt udhëheqësisë së Ministrisë.

  • Sindikata thekson se ministri dhe zyrtarët e ministrisë promovohen nëpër ngjarje kulturore krah punonjësve, por nuk e kanë prioritet pagesën e tyre të rregullt.

  • Kjo praktikë cilësohet si një “neglizhancë e plotë” ndaj atyre që krijojnë dhe ruajnë trashëgiminë kulturore.

Rrënimi i qëllimshëm i sektorit?

Sindikata ngre alarmin se pas dështimeve në menaxhimin financiar fshihet diçka më e madhe.

  • Neglizhenca afatgjatë në kuadro, financa dhe infrastrukturë jep përshtypjen e një rrënimi të qëllimshëm dhe sistematik të sektorit të kulturës.

  • Kultura po trajtohet sikur të ishte “pronë private” e ministrisë dhe jo shtyllë e identitetit shtetëror.

Paralajmërimi për padi gjyqësore

Sindikata i drejton një pyetje publike institucioneve: “A do të detyrohen punonjësit e kulturës ta kërkojnë sërish drejtësinë në gjykata?”.

  • Ata kërkojnë përgjegjësi për ata që shkelin ligjin dhe kërkojnë pagesë të menjëhershme të pagave.

  • “Punonjësit e kulturës nuk janë mjete për promovim personal e politik, por profesionistë që meritojnë respekt dhe siguri,” përfundon reagimi i SKRM-së.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT