Adnan Azizi uron ministrin e ri Zilfiqar Zejnullah: Përfaqësim i merituar për komunitetin turk në Qeveri

SHKUP – Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka përshëndetur zyrtarizimin e ministrit të sapozgjedhur, Zilfiqar Zejnullah, në koalicionin qeverisës.

 

Në mesazhin e tij, Azizi e ka cilësuar këtë si një zhvillim tejet pozitiv për komunitetin turk në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili tashmë do të ketë një adresë të qartë dhe përfaqësim të drejtpërdrejtë në ekzekutiv.

„Ky është një lajm i mirë për komunitetin turk në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili tashmë do të ketë një përfaqësim të drejtpërdrejtë dhe një adresë të qartë në Qeveri,“ u shpreh deputeti Azizi.

Duke i përcjellë urimet më të sinqerta ministrit Zejnullah për detyrën e re, Azizi i ka uruar shëndet, mbarësi dhe suksese në përmbushjen e përgjegjësive të marra përsipër.

Mbështetje për bashkëpunimin ndëretnik

Gjithashtu, urimet u janë drejtuar edhe komunitetit turk dhe Partisë Demokratike Turke (TDP) për këtë arritje të rëndësishme institucionale. Deputeti i koalicionit VLEN shprehu besimin se ky angazhim do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim dhe do të shërbejë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve në vend.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT