PRISHTINË – Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur fajtor ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, lidhur me akuzën për mosdeklarimin e pasurisë në vlerë prej 172 mijë e 600 eurove.
Sipas vendimit të gjykatës, Ahmeti është dënuar me 2 vjet burgim efektiv dhe me 5 mijë euro gjobë.
Lajmin për konfirmimin e këtij vendimi e ka dhënë zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, duke i forcuar detajet rreth këtij zhvillimi gjyqësor ndaj ish-kreut të kryeqytetit.


