RIO DE JANEIRO – Përzgjedhësi i kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, ka publikuar listën e zgjeruar prej 55 lojtarësh për fazën finale të Kupës së Botës 2026.
Vëmendjen kryesore e kanë marrë dy veteranët, Neymar dhe Thiago Silva, të cilët janë përfshirë në planet e teknikut italian për Botërorin që do të mbahet në Amerikën e Veriut. Pavarësisht moshës dhe dyshimeve të mëparshme, Ancelotti duket se beson te përvoja e tyre për këtë kompeticion madhor.
Nga ana tjetër, befasia qëndron te mungesat. Talenti i ri Estevão është zyrtarisht jashtë turneut, një lajm që është konfirmuar edhe nga mediat braziliane. Po ashtu, jashtë kësaj liste paraprake ka mbetur edhe sulmuesi i krahut, Savinho.
Nga kjo listë fillestare, Ancelotti duhet të shkurtojë emrat në 26 lojtarë finalë, të cilët do të përfaqësojnë “Seleçaon” në kërkim të titullit kampion bote.


