Konjufca në Bruksel: Dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke

BRUKSEL – Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim në ambasadën e Kosovës në Bruksel me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen.

 

Gjatë këtij takimi, ku mori pjesë edhe kryenegociatori Agron Bajrami, u diskutua për ecurinë e procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Konjufca bëri të qartë se qëllimi kryesor i Prishtinës mbetet përmbyllja e këtij procesi përmes një marrëveshjeje që përfshin njohjen reciproke.

Përmes një postimi në platformën X, kryediplomati kosovar riafirmoi përkushtimin konstruktiv të Kosovës në dialog, duke theksuar se synimet e shtetit mbeten të qarta dhe të palëkundura drejt përmbylljes së fazës së normalizimit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT