BBC lartëson “Dardanët”: Kosova mbyll një fushatë mbresëlënëse, ëndrra u ndal në prag të historisë

Mediumi prestigjioz BBC i ka kushtuar një vëmendje të veçantë eliminimit të Kombëtares së Kosovës nga Kupa e Botës 2026, pas humbjes minimale 0-1 ndaj Turqisë në Prishtinë. Edhe pse ëndrra për një kualifikim historik u ndërpre në finalen e play-off-it, BBC e ka cilësuar fushatën e “Dardanëve” si jashtëzakonisht mbresëlënëse për një komb që nisi rrugëtimin ndërkombëtar vetëm një dekadë më parë.

 

Në analizën e saj, BBC vë në dukje rritjen e madhe të Kosovës që nga ndeshja e parë zyrtare kundër Haitit në vitin 2014. Sipas tyre, Kosova arriti deri në këtë pikë kritike pasi përfundoi vetëm tri pikë pas Zvicrës në fazën e grupeve dhe dhuroi një spektakël të vërtetë në gjysmëfinalen e play-off-it, ku mposhti Sllovakinë me rezultatin dramatik 4-3.

Pavarësisht lojës së baraspeshuar në stadiumin “Fadil Vokrri”, BBC nënvizon se përvoja e Turqisë në momentet kyçe bëri diferencën, duke shfrytëzuar rastet për të siguruar biletën drejt Botërorit. Megjithatë, për botën e futbollit, suksesi i Kosovës për të arritur deri në prag të turneut më të madh botëror brenda një kohe kaq të shkurtër mbetet një histori frymëzimi.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT