Bomba e parë nga LSDM: Tenderët shtetërorë përfundojnë te familja e Tomovskit

Kumtesë nga LSDM:

 

Lëvizja AKT vazhdon me publikimin e materialeve që, sipas tyre, dëshmojnë krimin dhe korrupsionin brenda strukturave të DPMNE-së dhe qeverisë së Mickoskit, vetëm pak ditë para Kongresit të partisë.

Pas zbulimeve për 9 milionë euro të pompuara, para të qytetarëve, përmes njerëzve të afërt dhe ndërmjetësve, sot AKT doli me një skandal të ri, të cilin e quan “bombë të rëndë financiare”.

Në qendër të aferës – Ivica Tomovski Drejtor i Shërbimit për Çështje te Pergjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë

Sipas AKT, kompania familjare e Tomovskit, përmes së cilës pretendohet se është realizuar “pastrimi” i buxhetit, ka marrë 5.36 milionë euro nga institucione shtetërore dhe komuna të drejtuara nga DPMNE. Bëhet fjalë për 161 tenderë, shumica e të cilëve për shërbime të “pastrimit dhe mirëmbajtjes”.

Me ardhjen e DPMNE-së në pushtet, kompania – që fillimisht është regjistruar si City Logistik e më pas ka ndryshuar emrin në City Outsourcing – ka rritur veprimtarinë e saj biznesore me 306% vetëm në vitin 2024, sipas të dhënave të publikuara.

Vetëm gjatë vitit 2025, kompania ka marrë 10 tenderë të rinj, me vlerë totale afër gjysmë milioni euro.

Biznes familjar me emra të ndryshuar, por me adresë të njëjtë

Sipas dokumenteve të nxjerra nga AKT:

Pronari fillestar i kompanisë ka qenë Vitomir Tomovski, babai i Ivica Tomovskit.

Menaxher ka qenë Slobodan Kutanovski, i afërm i familjes.

Ndryshimi i emrit të kompanisë nuk ka prekur numrin unik të subjektit apo adresën – çka nënkupton vazhdimësi direkte të aktivitetit.

AKT: “Kjo është fytyra e vërtetë e pushtetit”

Nga Lëvizja AKT theksojnë se ky është vetëm fillimi i një serie publikimesh që do të tregojnë “se ku përfundojnë paratë e qytetarëve dhe si funksionon mekanizmi familjar i tenderëve brenda pushtetit të sotëm”.

> “Bizneset familjare ecin, tenderët rrjedhin, ndërsa qytetarët paguajnë faturën. Por kjo nuk do të mbarojë këtu,” – deklarojnë nga AKT.

Ata paralajmërojnë se “bombat e ardhshme” do të zbulojnë se ku përfundojnë paratë, përtej kompanive të familjes Tomovski.

“Ne sapo kemi filluar”

Sipas AKT, qytetarët po i mbështesin në këtë nismë dhe janë bërë pjesë e një fronti të përbashkët kundër korrupsionit.

> “Ne, qytetarët e këtij vendi, jemi kundër KORRUPSIONIT. Puna është larg së përfunduar,” – përfundon njoftimi.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT