Edhe pse Google rrallë i publikon pagat e punonjësve të saj, dokumentet nga aplikimet për viza pune në SHBA zbulojnë sesa realisht fitojnë ata që arrijnë të punësohen në një nga kompanitë më të kërkuara në Silicon Valley. Të dhënat tregojnë se pagat vjetore zakonisht janë gjashtëshifrore, duke reflektuar standardet shumë të larta të kompanisë.
Inxhinierët e softuerit, një nga pozicionet më të kërkuara, paguhen nga 109.000 deri në 340.000 dollarë në vit, ndërsa rolet menaxheriale si menaxherët e produkteve dhe programit arrijnë paga deri në 280.000 dollarë. Analistët financiarë, specialistët e sigurisë dhe ekspertët e hardware-it gjithashtu marrin kompensime të larta, shpesh mbi 200.000 dollarë. Nuk mbeten pas as konsulentët dhe dizajnerët UX, me paga deri në 282.000 dhe 230.000 dollarë.
Lista e dokumentuar e pozicioneve tregon se Google shpërblen fort ekspertizën e lartë në të gjitha nivelet — nga inxhinierët e të dhënave te zhvilluesit e aplikacioneve dhe menaxherët e ekipit teknik. Megjithatë, bashkë me pagat e larta vijnë edhe pritshmëri shumë të mëdha, ndërsa konkurrenca në Silicon Valley mbetet e ashpër dhe e pandalshme.


