Borxhet e Komunës së Sarajit arrijnë 4 milionë euro, përfshirë edhe ndërmarrjet publike

Kryetari i ri i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, ka deklaruar se ka marrë komunën me një borxh të akumuluar prej afro 4 milionë eurosh. Sipas tij, vetëm borxhi i drejtpërdrejt i komunës arrin 3 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër lidhet me ndërmarrjet publike.

 

Ndërmarrjet publike me borxhe të evidentuara përfshijnë:

  • Akcios (ndriçimi publik) – 127 mijë euro

  • Deltar (kapja e qenve endacak) – 2,500 euro

  • Higjiena Komunale – 425 mijë euro

  • Çerdhja “Filizi” – 230 mijë euro

  • Shkollat fillore komunale – 198 mijë euro

Elmazi njoftoi se do të ndërmerren hapa për legalizimin e objekteve pa leje dhe për rishikimin e kontratave të dyshimta të zbuluara në institucion. Ai shtoi se disa persona rezultojnë të punësuar në dy vende pune dhe disa kontrata të tjera nuk kanë qenë pjesë e sistematizimit aktual të komunës.

Hetime dhe raporti i revizionit
Keqpërdorime financiare dhe lëshime të shumta u evidentuan edhe nga Enti Shtetëror për Revizion. Raporti i fundit, i dorëzuar në Prokurorinë Publike, evidenton:

  • Shkelje në prokurimet publike për rrugët e komunës

  • Dhënia e objekteve me qira pa procedura ligjore për 25 vite

  • Pagesa të parregullta për ndërmarrjet publike

  • Paraqitje të pakta të të hollave në arkën komunale

Prokuroria do të shqyrtojë raportin për të verifikuar nëse ka elemente të mundshme për vepra penale.

Kryetari Elmazi thekson se qeverisja e re synon të rregullojë situatën financiare të komunës dhe të vendosë mekanizma të qartë kontrolli për të ardhmen.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT