Champions League: Manchester City triumfon në Madrid, Juventus dhe Arsenal fitojnë me lehtësi

Manchester City fitoi 2-1 në transfertë ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabéu”. Të gjitha golat u shënuan në pjesën e parë: Rodrygo realizoi për vendasit, ndërsa O’Reilly dhe Haaland me penallti përmbysën rezultatin. Kjo humbje e vë Xabi Alonson në pozita të vështira me dy humbje radhazi në shtëpi.

 

Juventus arriti fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Pafosit në “Allianz Stadium”. Pas pjesës së parë të vështirë, ndërhyrjet taktike të Spallettit ndryshuan lojën dhe golat vendimtarë u shënuan nga McKennie (66’) dhe David (73’). Me këtë sukses, bardhezinjtë ngjiten në kuotën e 9 pikëve.

Arsenal vazhdoi serinë fituese me triumfin 3-0 në transfertë ndaj Club Brugge. Noni Madueke realizoi dy gola (25’, 46’), ndërsa Gabriel Martinelli shënoi golin e tretë në minutën e 56’, duke u bërë lojtari i parë i Arsenalit që shënon në pesë ndeshje radhazi në Champions League.

Benfica mposhti 2-0 Napolin në “Estadio da Luz”, me golat e Richardo Rios (20’) dhe Leandro Barreiro (49’), duke e lënë skuadrën italiane në situatë të vështirë në grup.

Pa gola u mbyll dueli PSG – Athletic Club (0-0), ndërsa Bayer Leverkusen – Newcastle dhe Borussia Dortmund – Bodo/Glimt përfunduan 2-2. Leverkusen kaloi fillimisht në avantazh, Newcastle barazoi dhe përmbysi, por në fund Grimaldo vulosi barazimin. Në Dortmund, Brandt shënoi dy gola për vendasit, ndërsa Aleesami dhe Hauge siguronin pikë për norvegjezët.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT