Edi Rama: Urdhri i Skënderbeut 100 vjet, simbol i meritës dhe vlerave europiane

Në një ceremoni solemne për 100-vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e këtij urdhri si simbol i vlerave kombëtare dhe europiane të Shqipërisë. Ai e përshkroi Urdhrin e Skënderbeut si një instrument që frymëzon përkushtim, meritë dhe nderim ndaj atdheut.

 

“Skënderbeu ishte pajtori i historisë sonë dhe pagëzori i identitetit tonë kombëtar dhe europian”, tha Rama, duke shtuar se 100 vjet pas krijimit, Urdhri nuk është vetëm një simbol nderimi, por edhe një akt shtetformues që vlerëson dinjitetin dhe meritat.

Kryeministri kritikoi degradimin e sistemit të dekoratave gjatë tranzicionit demokratik, ku sipas tij, medaljet u shndërruan nga një sistem nderimi në një mekanizëm për përulje ndaj pushtetit. Ai theksoi se reforma e thellë e sistemit të medaljeve është e nevojshme për ta kthyer Shqipërinë në përputhje me standardet europiane dhe për të rikthyer meritën në vendin e duhur.

Rama shtoi se përvjetori i 100-të nuk është thjesht një festë, por rilindja e një institucioni të rëndësishëm dhe rivendosja e një mesazhi shekullor: Shqipëria e nesërme nuk mund të ndërtohet pa njerëz që duan meritën dhe respektin më shumë se çdo shpërblim.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT