Daut Memishi emëron Enver Ramadanin përgjegjës për sektorin e arsimit në Komunën e Tearcës

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka njoftuar se drejtimin e sektorit të arsimit do ta marrë Enver Ramadani, një profesionist me rreth 40 vite përvojë dhe kontribut të vazhdueshëm në fushën e arsimit.

 

Memishi theksoi se arsimi mbetet një nga prioritetet kryesore të komunës dhe se institucionet lokale do të angazhohen për të garantuar standarde më të larta, si dhe përgatitjen e gjeneratave të reja për sfidat e së ardhmes. Ai i uroi Ramadanit sukses në detyrën e re, duke vlerësuar kompetencën dhe përvojën e tij të gjatë profesionale.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT