Kurti: Me Ramën kemi 58 marrëveshje dhe projekte të rëndësishme për bashkëpunimin Kosovë–Shqipëri

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për median “Politiko”, ka folur për raportet e tij me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Ai theksoi se marrëdhëniet mes dy qeverive janë konkrete dhe të fokusuara në rezultate të matshme.

 

Kurti deklaroi se gjatë dy mbledhjeve të përbashkëta qeveritare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë arritur 58 marrëveshje, të cilat sipas tij përfaqësojnë nivelin më të lartë të bashkëpunimit institucional mes dy vendeve.

Ai përmendi ndër arritjet kryesore unifikimin e Abetares për klasën e parë, duke e cilësuar si hap të rëndësishëm në harmonizimin e sistemit arsimor mes dy shteteve. Kurti konfirmoi gjithashtu se të dy qeveritë po punojnë së bashku në hartimin e “Enciklopedisë shqiptare”, një projekt me rëndësi kulturore dhe shkencore.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT