Detajet e transferimit: Trabzonspori planifikon blerjen përfundimtare të Ernest Muçit

TRABZON – Presidenti i Trabzonsporit, Ertugrul Dogan, ka sqaruar procedurat financiare që do të ndiqen për blerjen e kartonit të Ernest Muçit nga Beshiktashi. Sulmuesi shqiptar, i cili aktualisht është i huazuar për shifrën e 1 milion eurove, pritet të bëhet pjesë e përhershme e skuadrës pas performancave mbresëlënëse.

 

Sipas Dogan, vlera totale e transferimit kap shifrën e rreth 8 milionë eurove, por pagesa nuk do të kryhet menjëherë. Klubi ka planifikuar që kësti i parë, i cili luhatet mes 1.5 dhe 2 milionë eurove, të kalojë në arkën e Beshiktashit në fund të muajit korrik.

Ky lëvizje varet plotësisht nga raporti teknik i trajnerit Fatih Tekke. Presidenti Dogan la të kuptohet se, nisur nga forma aktuale e lojtarit, aktivizimi i opsionit të blerjes në fund të sezonit është thuajse i sigurt. Pagesa e parë e verës do t’i hapë rrugë zyrtarizimit të kalimit përfundimtar të Muçit te Trabzonspori.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT