Shqipëria në Lojërat Olimpike Dimërore 2026: Katër skiatorë synojnë suksesin në Milano-Kortina

MILANO – Sot nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Kortina 2026”, të cilat do të shtrihen deri më 22 shkurt. Shqipëria merr pjesë në këtë ngjarje madhore sportive me një ekip të përbërë nga katër skiatorë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.

 

Vëmendja kryesore është te Lara Colturi, e cila aktualisht renditet e pesta në rang botëror dhe konsiderohet një pretendente e fortë për medalje olimpike. Colturi do të jetë gjithashtu mbajtësja e flamurit shqiptar në ceremoninë e hapjes në Kortina. Garat e saj kryesore, ku pritet të sfidojë për zonën e medaljeve, do të zhvillohen më 15 dhe 18 shkurt.

Për hapjen e këtyre lojërave janë parashikuar tri ceremoni paralele në San Siro (Milano), Kortina dhe Borno, duke shënuar kështu fillimin e garave ku sportistët kuqezi do të kërkojnë të shkruajnë historinë në disiplinat dimërore.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT