BRUKSEL – Kombëtarja shqiptare e futbollit po përgatitet për edicionin e ri të UEFA Nations League, ndërsa shorti zyrtar do të hidhet më 12 shkurt në Bruksel. Në këtë edicion, Shqipëria do të garojë në Ligën C, ku falë renditjes së saj është pozicionuar në Vazon 1, pozicion ky që e shmang përballjen me ekipe si Islanda, Mali i Zi dhe Kazakistani.
Ndarja e vazove përcakton kundërshtarët e mundshëm të kuqezinjve, të cilët priten të dalin nga këto grupe:
Vazo 2: Finlanda, Sllovakia, Bullgaria, Armenia.
Vazo 3: Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qipro, Estonia.
Vazo 4: Fituesit e barazheve (Letoni/Gjibraltar ose Luksemburg/Maltë), Moldavia dhe San Marino.
Shorti i javës së ardhshme do të përcaktojë rrugëtimin e Shqipërisë në këtë kompeticion, i cili mbetet një mundësi e rëndësishme për rritjen në renditjen ndërkombëtare dhe sigurimin e një rruge alternative për kualifikimet e ardhshme.


