-
Diant Ramaj, portieri shqiptar që aktualisht luan si titullar te Heidenheim në Bundesligë, po ndjeket nga Arsenal, që kërkon një alternativë përkrah David Rajas.
24-vjeçari pritet të rikthehet te Borussia Dortmund në fund të sezonit. Nëse klubi gjerman vendos të mbajë portierin Gregor Kobel, atëherë Ramaj mund të largohet përfundimisht dhe të nisë një aventurë të re në Premier League.
Skautët e Arsenalit e shohin Ramajn si një portier të përshtatshëm për ritmin dhe stilin e futbollit anglez. Kujtojmë se portieri është përmendur më parë si opsion për Kombëtaren shqiptare, si dhe për përfaqësuesen e Kosovës, por aktualisht ai pret një ftesë nga Gjermania, ku ka luajtur me ekipet e moshave.


