Surprizë nga Ukraina: “Play-off”-i i Botërorit, Shqipëria luan në Estadi Ciutat de Valencia

Federata e Futbollit e Ukrainës ka surprizuar të gjithë me vendin ku do të zhvillojë ndeshjet e play-off për kualifikimin në Botërorin 2026. Skuadra ukrainase do të luajë në “Estadi Ciutat de Valencia”, stadiumi i klubit LevanteValencia, një zgjedhje e papritur për tifozët dhe ekspertët e futbollit.

 

Ndeshja e parë e play-off-it është caktuar për 26 mars, kur Ukraina do të përballet me Suedinë. Nëse ukrainasit kalojnë këtë sfidë, ata do të luajnë më pas kundër fituesit të çiftit Poloni–Shqipëri.

Nëse Shqipëria dhe Ukraina nuk arrijnë të kualifikohen, takimi i parashikuar më 31 mars do të zhvillohet gjithsesi si një miqësore e detyrueshme, duke krijuar një mundësi historike për përballje ndërkombëtare në këtë datë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT