Muçi i rrezikshëm në Turqi, Trabzonspor mund ta blejë për 8.5 milionë euro

Sulmuesi shqiptar Ernest Muçi po shkëlqen te Trabzonspor në Turqi, ku është huazuar nga Besiktash. Forma e tij e shkëlqyer ka bindur trajnerin Fatih Teke, që ka dhënë miratimin për të blerë kartonin e lojtarit.

 

Pavarësisht entuziazmit, klubi po merr kohë për vendimin, pasi transferimi i përhershëm do të kushtonte 8.5 milionë euro. Muçi ka kushtuar vetëm 1 milion euro për huazimin, shifër që tashmë duket e justifikuar nga performanca e tij.

Sulmuesi 24-vjeçar ka shënuar 5 gola në 3 ndeshjet e fundit dhe duket se ka gjetur ritmin e duhur falë mbështetjes së trajnerit Teke. Sfida e ardhshme e Muçit do të jetë ndaj Besiktashit, klubit që zotëron kartonin e tij.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT