Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ka falenderuar publikisht përfaqësuesit nga misioni i OSBE-së dhe Shkëlqim Zilbearin, për dhurimin e pajisjeve pëe zyrat e Zjarrfikësve dhe Këshillin Rinor. Ndërsa, zv/ministrin e Mbrojtjes Admir Shabani, e ka falenderuar për dhurimin e uniformave, për punëtorët e ndërrmarjes publike “NPK Sharri”.
“Dy donacione të vlefshme për Komunën e Bogovinës!
Sot pranuam dy donacione të rëndësishme që do të jenë në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve tona.
Falënderoj misionin e OSBE-së, veçanërisht zyrtarët Cheryl Lyon dhe Shkëlqim Zilbeari, miq të Komunës sonë, për donacionin e pajisjeve për zyrat e zjarrfikësve dhe Këshillit Rinor.
Gjithashtu, shpreh mirënjohjen time për Bajram Xhemailin, afaristin nga Zvicra, si dhe për Fatmir Rushanin dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes Admir Shabani, për donacionin e veshmbathjeve për punëtorët e NPK “Sharri”.
Faleminderit të gjithëve për solidaritetin, mbështetjen dhe kontributin konkret për zhvillimin e komunës sonë!”, ka përfunduar, Abazi.


