Gjendet trupi i një gruaje të pajetë në një fshat të Gostivarit – dy persona përfundojnë në pranga

Në fshatin Negotinë të Gostivarit, autoritetet kanë zbuluar trupin e një gruaje që më herët ishte raportuar si e zhdukur. Sipas Prokurorisë së Gostivarit, ekzistojnë dyshime të forta se bëhet fjalë për një rast rrëmbimi, pasi gjatë hetimeve paraprake janë mbledhur prova që sugjerojnë privim të kundërligjshëm të lirisë. Prokurori kujdestar ka urdhëruar obduksionin, identifikimin zyrtar të viktimës dhe kompletimin e provave materiale nga vendi i ngjarjes.

 

Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar. Njëri prej tyre është në ndalim 48-orësh për sigurimin e provave, ndërsa personi i dytë po i nënshtrohet verifikimeve shtesë për të përcaktuar rolin e tij në rast. Organet e hetimit vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e motivit të mundshëm që çoi deri te ky krim.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT