Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sistemi i ri për kontrollin elektronik të trafikut, i njohur si “Safe City”, nuk do të jetë funksional deri në fund të këtij viti. Aktivizimi i platformës pritet të zhvendoset për në muajin shkurt 2026, ndryshe nga paralajmërimi fillestar për nisje më 1 janar. Ndërkohë, testimet vazhdojnë dhe drejtuesit e mjeteve do të marrin vetëm vërejtje.
Sipas MPB-së, deri në vendosjen në funksion të plotë të sistemit, gjobat për shkeljet e trafikut do të vazhdojnë të shqiptohen përmes kontrollit fizik nga patrullat policore, ashtu siç ka qenë praktika deri tani.


