Goditje e rëndë për Kosovën: Amir Rrahmani humbet ndeshjen ndaj Sllovakisë dhe kualifikimet e Botërorit

PRISHTINË – Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë lajmin më të keq të mundshëm në prag të ndeshjeve vendimtare të muajit mars për kualifikim në Kupën e Botës. Kapiteni dhe shtylla e mbrojtjes dardanë, Amir Rrahmani, do të jetë zyrtarisht jashtë fushave për shkak të një lëndimi serioz.

 

Detajet e lëndimit

Lëndimi ndodhi gjatë fundjavës në derbin italian mes Napolit dhe Romës. Pas analizave të hollësishme në spitalin “Pineta Grande”, klubi i Napolit ka konfirmuar se mbrojtësi kosovar ka pësuar një lezion të gradës së lartë në bicepsin femoris të kofshës së majtë.

Mungesë për disa muaj

Sipas raporteve mjekësore, ky lloj lëndimi kërkon një kohë të gjatë rikuperimi, që do të thotë se Rrahmani do të jetë jashtë fushave të blerta për disa muaj. Kjo mungesë e konfirmuar e lë Kosovën pa kapitenin e saj në përballjen kritike ndaj Sllovakisë, ku fitorja është jetike për ëndrrën botërore.

Përzgjedhësi i Kosovës tashmë duhet të gjejë me urgjencë një zëvendësues për qendrën e mbrojtjes, edhe pse pesha e Rrahmanit në fushë dhe në zhveshtore konsiderohet e vështirë për t’u plotësuar./Kohanews

TË NDRYSHME

TË FUNDIT