16 Janar 2026 | 11:55
Një tërmet i vërtetë ka goditur kampin e AEK-ut të Athinës pas eliminimit befasues në çerekfinalen e Kupës së Greqisë nga OFI Kreta (0-1). Reagimi i pronarit të klubit, Marios Iliopoulos, ka qenë i menjëhershëm dhe ekstrem, duke prekur edhe lojtarët që nuk ishin fare në fushë, përfshirë portierin shqiptar, Thomas Strakosha.
400 mijë euro gjobë – Kushti për t’u shpëtuar sanksioneve
Iliopoulos, i njohur për temperamentin e tij dhe metodat “shlyerje ose ndëshkim”, ka vendosur një gjobë kolektive prej 400 mijë eurosh për skuadrën. Megjithatë, ai ka lënë një “derë të hapur”: gjoba do të anulohet vetëm nëse AEK arrin të fitojë tre derbit e radhës kundër:
-
Panathinaikos
-
Asteras
-
Olympiakos
Nëse ky mision i vështirë dështon, mjetet e gjobës do të shpërndahen për ekipin amator të AEK-ut dhe për qëllime bamirësie.
Strakosha e pëson pa pasur faj
Ajo që e bën këtë situatë edhe më absurde është fakti se Thomas Strakosha e ndoqi humbjen ndaj OFI-t nga stoli. Trajneri i AEK-ut kishte vendosur ta linte pushim portierin e parë për këtë sfidë, por rregulli i Iliopoulos nuk bën përjashtime – gjoba është kolektive dhe prek çdo anëtar të ekipit të parë.
Kush është Marios Iliopoulos?
Pronari i ri i AEK-ut po krijon një profil kontrovers në futbollin grek. Ai njihet për premtimet e majme dhe premiot e larta pas fitoreve të rëndësishme, por po aq i rreptë tregohet edhe në momente krizash, duke përdorur sanksionet financiare si mjet presioni mbi lojtarët.


