TETOVË – Zëvendëskryeministri Bekim Sali, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, kanë përuruar sot hapësirat e rikonstruktuara të Institutit për Mjekësi të Transfuzionit në Tetovë. Në ceremoni morën pjesë edhe drejtori i Institutit, Amir Elezi, dhe drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Dr. Erzen Elezi.
Ky investim pason angazhimin e qeverisë për krijimin e kushteve dinjitoze në shëndetësi, duke e shndërruar këtë institut në një qendër rajonale që do t’u shërbejë qytetarëve të Tetovës, Gostivarit, Kërçovës dhe Strugës.
Gjatë vizitës, Zëvendëskryeministri Sali nënvizoi se investimet në infrastrukturë janë hapi i parë drejt shërbimeve më të mira mjekësore, ndërsa konfirmoi përkushtimin e qeverisë për të vazhduar me modernizimin e qendrave shëndetësore në të gjithë vendin.


