Kasami paralajmëron mbledhje të Kuvendit Qendror: Do të vlerësohet pozicioni i Lëvizjes Besa në qeveri

Shkup, 11 shkurt 2026 – Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbledhë Kuvendin Qendror të partisë për të analizuar dhe vlerësuar rezultatet e qeverisjes së tyre si pjesë e koalicionit VLEN.

 

Gjatë një paraqitjeje në emisionin “Click Plus” në TV21, Kasami u shpreh se kapaciteti i Lëvizjes Besa është më i madh se ai që është demonstruar deri më tani në ekzekutiv. Ai theksoi se mbledhja e nesërme do të shërbejë si një moment llogaridhënieje për të gjithë funksionarët e partisë.

“Nesër kemi thirrur mbledhjen e Kuvendit Qendror për të vlerësuar pozicionin tonë në qeveri dhe për të marrë një vendim për rrugëtimin tonë të mëtutjeshëm. Besoj aty të gjithë funksionarët do të raportojnë për rezultatet e tyre dhe menaxhimin me institucionet”, deklaroi Kasami.

Ndonëse nuk specifikoi ndonjë largim të mundshëm, ai pranoi se nuk është plotësisht i kënaqur me angazhimin në të gjitha dikasteret, duke lënë të hapur mundësinë për qëndrime të reja partiake mbi vazhdimësinë e bashkëpunimit qeverisës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT