Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të mësuesit Hamit Bakiu

Saraj, 17 shkurt 2026 – Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, ka shprehur pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të mësuesit të nderuar Hamit Bakiu, i cili për shumë vite ka shërbyer me përkushtim në edukimin e brezave të rinj në vendbanimet e komunës.

 

“Elmazi vlerësoi kontributin e tij të çmuar në arsim, duke e cilësuar si shembull të urtësisë, përkushtimit dhe vlerave njerëzore që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme te nxënësit, kolegët dhe komuniteti.”

Në emër të komunës, kryetari Elmazi u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë atyre që e kanë njohur dhe respektuar mësuesin Hamit Bakiu.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT