Zhelinë, 17 shkurt 2026 – Partia Demokratike Shqiptare ka zhvilluar Kuvendin Zgjedhor të Degës në Zhelinë, në kuadër të procesit të ristrukturimit dhe forcimit të strukturave lokale.
Me votë unanime të kuvendarëve, kryetar i degës u zgjodh Berkim Sherifi. Po ashtu, u votua edhe kryesia e re, e cila do të angazhohet në realizimin e prioriteteve programore dhe konsolidimin e mëtejshëm të organizimit të partisë në këtë komunë.
Në këtë kuvend mori pjesë edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e qëndrueshmërisë politike, disiplinës organizative dhe angazhimit aktiv të çdo strukture për përballjen me sfidat e ardhshme.
Ky proces zgjedhor konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit dhe organizimit më efikas të PDSH-së në Zhelinë.


