Gostivar, 17 shkurt 2026 – Me pikëllim të thellë është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta në moshën 54-vjeçare të Fikret Nuredinit nga fshati Reçan i Gostivarit, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Familjarët kanë njoftuar se varrimi do të zhvillohet nesër, pas namazit të iqindisë, në varrezat e reja të fshatit. Në njoftimin e tyre ata kanë shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e të afërmit, duke u lutur që i ndjeri të gjejë mëshirën e Allahut.
Fikret Nuredini ishte pjesëmarrës në konfliktin e vitit 2001, si pjesë e Brigadës 116, nën komandën e Tahir Sinanit. Ai la pas bashkëshorten, një djalë dhe një vajzë.



