Shkup, 11 shkurt 2026 – Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, është pritur në një takim nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti. Takimi u fokusua në zhvillimet politike, procesin e integrimit evropian dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Ambasadori Meidani e vlerësoi bisedën si të drejtpërdrejtë, duke theksuar nevojën për një agjendë strategjike të qartë. Ai falënderoi Mexhitin për angazhimin e tij lidhur me çështjen e provimit të jurisprudencës në përputhje me ligjin, si dhe e uroi për suksesin e aktiviteteve kulturore, veçanërisht për shfaqjen e operës “Goca e Kaçanikut” në Shkup.
Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit rikonfirmuan rëndësinë e dialogut të hapur si mjet për të çuar përpara proceset demokratike dhe mirëqenien e qytetarëve.


