Myftiu i Tetovës priti në takim Kryetarin e Komunës së Tetovës

​Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, i shoqëruar nga sekretari Semir ef. Fazliji dhe shefi i kabinetit Muhamed ef. Berzati, në ambientet e Myftinisë pritën Kryetarin e Komunës së Tetovës, z. Bilal Kasami, i cili ishte i shoqëruar nga shefi i tij i kabinetit, z. Basri Mehmedalia.
​Gjatë këtij takimi, u bisedua rreth koordinimit dhe realizimit të projekteve të përbashkëta, në të mirë të besimtarëve dhe të gjithë qytetarëve të Tetovës në përgjithësi. Bashkëpunimi institucional u vlerësua si mjaft i rëndësishëm për zhvillimin dhe mirëqenien e komunitetit tonë.
​Zoti i nderoftë për vizitën!

TË NDRYSHME

TË FUNDIT