Në moshë të parakohshme është ndarë nga jeta kryetari i Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski. Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur opinionin publik lokal dhe qarqet politike në vend.
Jovica Ilievski ishte një figurë kyçe e VMRO-DPMNE-së në rajonin e Pollogut. Ai mbetet në kujtesën politike për fitoren e tij të bujshme në zgjedhjet e fundit lokale, përmes së cilës arriti të rikthejë drejtimin e Komunës së Bërvenicës nën kontrollin e VMRO-DPMNE-së.
Kjo fitore u konsiderua një kthesë e rëndësishme politike, pasi për një periudhë të mëparshme, pushteti lokal në këtë komunë ishte udhëhequr nga kandidatë të subjekteve politike shqiptare. Me angazhimin e tij, Ilievski arriti të konsolidojë mbështetjen e elektoratit maqedonas në këtë zonë, duke rikonfirmuar ndikimin e partisë së tij në një komunë me përbërje etnike të përzier.


