Nëna e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi ka folur për herë të parë pas humbjes së djalit, duke shprehur mirënjohje për dashurinë dhe respektin që publiku ka treguar ndaj tij.
Ajo tha se përjeton emocione të papërshkrueshme, të cilat vetëm një nënë që ka humbur fëmijën mund t’i kuptojë. “Jam krenare që kam lindur një djalë që nuk ka qenë vetëm i imi, por i të gjithëve. E paskeni dashur shumë,” u shpreh ajo në të pamet që po mbahen në Çair.
Nëna e këngëtarit tregoi se Shpati kishte kaluar një vit të vështirë, çka kishte shqetësuar familjen. Ajo lutet që Zoti të mbrojë fëmijët e tjerë dhe t’i japë forcë familjes në këtë periudhë të rëndë.


