Provokim i radhës nga Greqia: Sa “shqiptar” ishte Skënderbeu dhe çfarë fsheh Kulla e Shqiptarit në Malin Athos?

Gazeta greke “Protothema” ka publikuar një shkrim që ngre pyetje mbi prejardhjen e heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Artikulli thekson se ai ishte ortodoks, fliste greqisht dhe nuk ka këngë të vjetra në gjuhën shqipe që flasin për të.

 

Shkrimi përmend gjithashtu varrin e harkuar të familjes Kastrioti në Manastirin e Çilandarit në Malin Athos dhe lidhjen e tyre me “Kullën e Shqiptarit”, një ndërtim gjysmë i rrënuar që lidhet me babain, Gjon Kastriotin, dhe vëllezërit e Skënderbeut. Reposhi, një nga vëllezërit, u bë murg dhe u varros në Hilandari, si dhe Gjon Kastrioti kaloi pjesën e fundit të jetës aty.

Skënderbeu, megjithatë, lindi dhe veproi kryesisht në territoret shqiptare dhe udhëhoqi rezistencën ndaj osmanëve, duke u bërë hero kombëtar i shqiptarëve. Shkrimi i gazetës greke është një përpjekje për të rivlerësuar prejardhjen e tij, duke përdorur të dhëna të njëanshme.

Më shumë rreth pretendimeve greke mund të lexoni këtu: link për artikullin në Protothema

TË NDRYSHME

TË FUNDIT